DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi sot nxënësit e shkollës fillore“Faik Konica” në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të shënimit të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës vizitoi sot nxënësit e shkollës fillore“Faik Konica” në Prishtinë.

Në një bashkëbisedim me nxënësit, Presidentja Jahjaga foli për rëndësinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për punën që po bëhet në ndërtimin e shtetit. Nxënësit e shkollës “Faik Konica” përpara Presidentes recituan vjersha dhe kënduan këngë të ndryshme kushtuar  pavarësisë së Kosovës dhe i prezantuan asaj edhe vizatimet e bëra për shënimin e 17 shkurtit. 
 
Vizita e Presidentes Jahjaga në njërën nga shkollat fillore në Prishtinë, është pjesë e aktiviteteve me të cilat shënohet përvjetori i pavarësisë dhe sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës ora e parë e mësimit i është kushtuar 17 shkurtit, përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.