presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi sot z. Giorgio Napolitano me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e presidentit të Italisë.

Në urim thuhet:Shkëlqesia Juaj,Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, dëshiroj t’Ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Italisë dhe t’Ju përcjell urimet tona më të mira për Shkëlqesinë dhe popullit Tuaj.Shkëlqesia Juaj, Ju përcjell mirënjohjen tonë të thellë për partneritetin dhe mbështetjen që vendi Juaj ka treguar në drejtim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.Italia mbetet një aleate e ngushtë e Republikës së Kosovës dhe një përkrahëse e fuqishme e konsolidimit të shtetit tonë. Ne e konsiderojmë vendin Tuaj partner tonin të ngushtë dhe vend mik në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik. Jam e bindur që nën udhëheqjen Tuaj Italia do të vazhdojë të mbetet partneri ynë në arritjen e këtij qëllimi.Mirëpres mundësinë për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe popujve tanë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.