DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, i udhëhequr nga Dominique Savoure.

Presidentja Jahjaga me këtë rast the se Oda e Noterëve të Kosovës dhe noterët janë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë në Kosovë. Roli i noterëve është shumë i madh në rritjen e efikasitetit nëpër gjykata sidomos në çështje që kanë të bëjnë me pronën, trashëgiminë dhe familjen, por rol të rëndësishëm noterët kanë edhe në zvogëlimin e korrupsionit.

Dominique Savoure, udhëheqës i delegacionit nga Unioni Ndërkombëtarë i Noterëve tha se është i kënaqur me gjendjen në Noterinë e Kosovës. Ai nënvizoi se roli primar i Noterëve është siguria juridike si dhe respektimi i rendit e i ligjit.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.