DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Mbretëreshën Elizabet

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram urimi Mbretëreshës Elizabet, me rastin e ditëlindjes së saj.

Në urim thuhet:

Me rastin e ditëlindjes Tuaj, jubileut të Diamant, në emër të popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’Ju përgëzoj dhe t’Ju shpreh urimet më të përzemërta Madhërisë dhe Popullit Tuaj.

Ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm për Madhërisë Tuaj dhe përkushtimin Tuaj ndaj fuqisë së bashkimit, miqësisë dhe paqes në mbarë botën. Vizioni i Madhërisë Tuaj është frymëzues për ne, pasi që jemi zotuar të ndërtojmë vendin tonë mbi të njëjtat vlera qytetare.

Madhëria Juaj, më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen e thellë të Kosovës dhe qytetarëve të saj për angazhimin e vendit Tuaj dhe popullit Tuaj për të sjellë paqe në vendin tonë, për mbështetjen ndaj përpjekjeve tona për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe për përkushtimin Tuaj të vazhdueshëm për të garantuar siguri për qytetarët e Kosovës.

Ne e konsiderojmë vendin dhe popullin Tuaj aleatin dhe mikun tonë më të afërt që ishte pranë nesh në kohën më të vështirë. Do t’Ju jemi gjithmonë mirënjohës.

Ju dëshiroj festime të këndshme dhe madhështore në shënim të Jubileut Tuaj të Diamant.

Madhëria Juaj, Ju lutem pranoni urimet më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.