presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga për vizitë në Kroaci

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi për vizitë në Republikën e Kroacisë, me ftesë të Presidentit të Kroacisë, z.Ivo Josipoviq.

Përveç me z.Josipoviq, Presidentja Jahjaga do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, z.Boris Shprem dhe kryeministrin Zoran Milanoviq.

Gjithashtu, Presidentja Jahjaga do të takojë edhe përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci.

Gjatë vizitës në Kroaci, Presidentja Jahjaga shoqërohet nga zëvendëskryeministri e ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.