presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Hamzaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Hamzaj, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, publicistit të njohur Bardh Hamzaj.

Në telegram thuhet:E nderuara familje Hamzaj,Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e papritur të më të dashurit tuaj, publicistit dhe analistit të njohur, Bardh Hamzaj.Me vdekjen e hershme të Bardhit ju keni mbetur pa njeriun më të dashur të familjes suaj, por e gjithë shoqëria kosovare ka mbetur pa një gazetar të shkëlqyeshëm, pa një analist të rrallë dhe pa një punëtor të zellshëm.Bardh Hamzaj ishte një nga emrat më të njohur të publicistikës në Kosovë dhe do të mbahet mend për punën e tij si drejtues i disa mediave. Do të mbahet mend për guximin, profesionalizmin e madh, mendimin e mprehtë analitik dhe kolegialitetin e pashoq. Ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.