DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u prit nga Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u prit sot në Pallatin Presidencial nga Princi i Abu Dhabit, Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.

Në këtë pritje ishin ftuar rreth njëqind personalitet nga jeta politike, kulturore, arsimore dhe e biznesit si dhe fytyra eminente të Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Presidentja Jahjaga dhe Princi i Abu Dhabit zhvilluan një bisedë të gjatë dhe shumë miqësore, në të cilën diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve dhe thellimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat si dhe për çështje të politikave rajonale dhe globale..    Presidentja Jahjaga e falënderoi  Shkëlqesinë e tij Sheikun Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pesë vjet më parë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe ishin  një prej shteteve të para të rajonit të Lindjes së Mesme, që e njohën shtetësinë e Republikës së Kosovës  duke kontribuuar në konsolidimin e e procesit të njohjeve  të Kosovës. Ajo vlerësoi mbështetjen e madhe që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës gjatë  dhe pas përfundimit të luftës për çlirimin e Kosovës si dhe ndihmën  e pakursyer për popullin e Kosovës të dhënë në rimëkëmbjen, rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik dhe të shërbimit shëndetësor .  Presidentja Jahjaga i shprehu mirënjohjen Sheikut Muhammed Bin Zayed Al Nahyan për ftesën e bërë  për pjesëmarrje  në Samitin Ndërkombëtar për Energjinë, që mbahet në Abu Dhabi e që ka në fokus  energjinë alternative dhe  energjinë e pastër duke shfrytëzuari resurset natyrore, që  është një kontribut në mbrojten e ambientit dhe  në përmirësimin e jetës së njerëzve në botë.  Emiratet e Bashkuara  kanë marrë një rol të rëndësishëm duke u bërë një vend lider për hulumtimin e gjetjen e zgjidhjeve dhe për shfrytëzimin e energjisë të pastër. Republika e Kosovës është një vend me mundësi të konsiderueshme në  fushën e energjisë.  Presidentja Jahjaga  dhe  Shkëlqesia e Tij, Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, biseduan edhe për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë si dhe tpër mundësitë e  investimeve në Kosovë . Ajo tha se Republika e Kosovës është një vend që ofron mundësi dhe ka  resurse  në bujqësi, në shfrytëzimin e kapaciteteve të ujit si dhe në lëmenj të tjerë në interes të ndërsjellë..  Ajo tha se të dyja vendet kanë një bashkëpunim të mirë dhe  një mirëkuptim që mund të thellohet e konkretizohet më tej në partneritet të valorizimit të resurseve dhe të ndërlidhjes së kapitalit.   Princi i Abu Dhabit, Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe arritjet e Kosovës në procesin e demokratizimit, të konsolidimit të shtetit dhe të zhvillimit të tij. Ai theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi përmes arritjes së marrëveshjeve në fusha të ndryshme, posaçërisht në atë të bujqësisë dhe të energjisë duke parë  mundësitë për investime konkrete. Presidentja Atifete Jahjaga i bëri ftesë princit të Abu Dhabit Sheiukt Muhammed Bin Zayed Al Nahyan që të vizitojë Republikën e Kosovës, e cila ftesë u pranua me kënaqësi. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po qëndron në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe merr pjesë në samitin botëror për Energjinë, që po mbahet nën patronazhin e Sheikut Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.