presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë, nga kryeministri zotëri Sali Berisha, pas përurimit të shtatores së atdhetarit dhe patriotit Hasan Prishtina në Tiranë.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Berisha theksuan rëndësinë e nderimit dhe të vlerësimit të veprimtarëve, atdhetarëve dhe intelektualëve shqiptarë, figurave të shquara të kombit shqiptar. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nderimi i figurave historike ka një rëndësi të veçantë dhe rivendos të vërtetat historike për gjithë ata që kontribuuan në krijimin e shtetit dhe në forcimin e  kombit shqiptar. Presidentja Jahjaga theksoi se eshtrat e Hasan Prishtinës dhe të gjithë atdhetarëve dhe të veprimtarëve të Kosovës do të kthehen në atdhe. Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në Tiranë pati një drekë pune me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, si dhe e vizitoi Muzeun Historik Kombëtar ku me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë janë të ekspozuar shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.