presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye nga vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, “World Future Energy Summit” që u mbajt nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Shkelqësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara, presidentja Jahjaga u prit nga Shkëlqesia e tij Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan. Presidentja Jahjaga, pati takime edhe me Presidentin e Francës, Francois Hollande, me Mbretëreshën Rania Al Abudllah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe pati një takim me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi Milo Gjukanoviq.  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po ashtu mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Zayed future energy prize”,duke ia lënë nderin që të ndajë njërin nga këto shpërblime si dhe vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.