Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon aktin vandal të dëmtimit të varrezave ortodokse serbe në Fushë Kosovë si një vepër të shëmtuar dhe kriminale.
Akti i dëmtimit të varrezave është i papranueshëm dhe i patolerueshëm dhe është sulm mbi vlerat civilizuese dhe te besimit në vendin tonë. Vandalizmi i varrezave është në kundërshtim me traditat, me tolerancën dhe respektin ndërmjet njerëzve të të gjitha komunitete dhe të gjitha besimeve në Kosovë. Presidentja Jahjaga kërkon nga organet kompetente që ti sjellin përpara drejtësisë autorët e këtij akti.