presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi përfaqësues të komunitetit shqiptar në Turqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së Turqi, ku mori pjesë në Samitin Ekonomik të Euro-Azisë, mori pjesë në një mbrëmje organizuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Turqi.

Në takim ishte i pranishme dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani.Duke folur në këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi:I nderuar President Nishani,I nderuar ambasador i Kosovës,I nderuar ambasador i Shqipërisë,Të nderuar bashkatdhetarë,Është kënaqësi e veçantë që me Presidentin Nishani të jem këtu së bashku me juve, përfaqësues të komunitetit shqiptar, që me vite, si qytetarë të barabartë të Republikës së Turqisë, jetoni, punoni, shkolloheni dhe që me krenari e keni theksuar prejardhjen tuaj kombëtare, shqiptare.Në çdo udhëtim që kam jashtë vendit gjithmonë takoj bashkatdhetarët e mi dhe ndjehem mirë për sukseset e juaja, për atë se si ju përfaqësoni kombin dhe atdheun.Me punën tuaj të palodhshme dhe të dinjitetshme, keni arritur majat e suksesit duke kontribuar në shoqëritë e vendeve ku jetoni dhe duke treguar vlerat e popullit tonë shqiptar.Për këtë ju shprehim falënderimet tona dhe njëherit mbështetjen tonë.Brez pas brezi, mërgata shqiptare e Turqisë ka qenë e rëndësishme dhe ka ndihmuar çështjen kombëtare, i ka dhënë përkrahje lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Ju gjithmonë e keni ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve për të jetuar të lirë, në paqe dhe të barabartë në trojet e veta.Ju keni luajtur një rol thelbësor në të gjitha përpjekjet tona kombëtare gjatë gjithë kohërave, në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit dhe forca juaj për të kontribuar vazhdon të mbetet e rëndësishme tani, kur po e ndërtojmë shtetin tonë të pavarur dhe kur po përballemi me sfidat e ndryshme të tranzicionit.Ne si dy vende sovrane dhe të pavarura në këtë pjesë të Evropës Juglindore jemi të përcaktuar të shohim drejt së ardhmes, të ndërtojmë bashkëpunime të frytshme që kontribuojnë në mirëqenien e secilit qytetar, në zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të vendeve tona.Prandaj dhe roli juaj në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë vëllazërore që ne sot e gëzojmë me Turqinë ka qenë dhe mbetet shumë i rëndësishëm.Turqisë i kemi dhënë figura të mëdha ndër vite që kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit demokratik të Turqisë dhe kemi dëshmuar që populli shqiptar është vizionar dhe punëtor.Jam e sigurt që ju do ta vazhdoni këtë traditë dhe do të jeni ambasadorët e vlerave dhe parimeve të popullit shqiptar.Ju falënderoj për mikpritjen tuaj, punën dhe kontributin tuaj të çmuar.Ngre këtë dolli për shëndetin tuaj dhe atë të familjeve tuaja!Ngre këtë dolli për vendet tona, për paqen dhe lirinë që të gjithë ne tash e gëzojmë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.