presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi guvernatorin e BQK-së, Bedri Hamza

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) z. Bedri Hamza.

Presidentja Jahjaga, në takimin e parë me guvernatorin e ri të BQK-së z. Bedri Hamza, tha se Kosova është shembull në rajon për stabilitet dhe qëndrueshmëri financiare.Ajo shprehu mbështetjen e plotë për guvernatorin dhe për BQK-në.Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza e njoftoi presidenten Jahjaga me gjendjen aktuale në këtë institucion dhe me punën që po bën ky institucion.Zotëri Hamza theksoi se prioritet i tij do të jetë forcimi i mbikëqyrjes së bankave dhe kompanive të sigurimit, si dhe ofrimi i mbështetjes për avancimin e politikave për zhvillim ekonomik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.