presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi një grup studentësh nga Programi Veror 2012 i AUK-ut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim një grup studentësh nga Programi Veror 2012 i Universitetit Amerikan në Prishtinë, studentë këta nga vende të ndryshme, si Spanja, Sllovakia, Palestina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Gjermania, si dhe një student i komunitetit serb nga Gjilani.

Ata e njoftuan Presidenten lidhur me aktivitetet e tyre në kuadër të këtij Programi Veror dhe thanë se ishin të gëzuar se patën rast të njohin historinë e Ballkanit, kulturën, traditën, pasi që në kuadër të këtij Programi kishin vizituar edhe shtete të tjera të rajonit.Presidentja Jahjaga foli për të arriturat e Republikës së Kosovës. Ajo tha se Kosova është një promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shtoi se synim i shtetit të Kosovës është integrimi euroatlantik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.