presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon vrasjen e dy qytetarëve serbë të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon vrasjen më armë zjarri të dy qytetarëve serbë të Kosovës, në fshatin Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj.

Kjo vrasje makabre është akt kriminal i patolerueshëm  në kundërshtim me vlerat e shoqërisë që po ndërton Kosova, si një shtet qytetar që respekton të drejtat dhe liritë e secilit individ dhe secilit komunitet.Institucionet e vendit janë të përkushtuara që të ndihmojnë dhe të garantojnë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, që të kthehen në shtëpitë e veta  si realizim i një të drejte themelore të njeriut.Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon nga organet e ndjekjes që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kapin e të sjellin përpara drejtësisë autorët e vrasjes.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.