presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes Jahjaga pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e propozimeve të amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Është ky vendim përfundimtar në këtë çështje i autoritetit më të lartë kompetent e të pavarur të vendit, të cilin unë si Presidente, me mandat që të mbroj ligjin dhe Kushtetutën,  ashtu si edhe të gjithë qytetarët e vendit, jam e obliguar ta zbatoj.  Në një kohë, kur më është kërkuar ta marrë mandatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, unë me përkushtim dhe përgjegjësi e kam pranuar këtë detyrë. Duke mos qenë pjesë e marrëveshjes politike, por rezultat i saj, zgjedhja ime me votimin në Kuvendin e Republikës se Kosovës, me të cilën zgjedhje u kapërcye kriza, u bë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës i jep përkrahje të plotë aspekteve të marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar dhe unë do të respektoj dhe zbatoj ato.  Ashtu siç kanë dëshmuar konsultimet e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës e gëzojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ne si liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike jemi të obliguar ta dëgjojmë zërin e qytetarëve tanë. Duke pasur këtë parasysh, inkurajoj të gjitha partitë të përfaqësuara në Kuvend të jetësojnë reformat e aprovuara nga Gjykata Kushtetuese.  Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës pret ta lexojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese posa të bëhet publik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.