Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit e kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Z.Kabashi e njoftoi Presidenten Jahjaga lidhur me punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me progresin dhe sfidat e deritanishme të sistemit prokurorial në Kosovë. Gjithashtu temë e takimit ishte edhe diskutimi i hapave të ndërmarra të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me kalimin në strukturën e re organizative të prokurorive nga data 1 janar e vitit 2013 sipas obligimeve të parapara me ligjet e Kosovës. Presidentja Atifete Jahjaga ritheksoi përkrahjen e saj të vazhdueshme për bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës për krijimin e një sistemi të pavarur dhe të paanshëm prokurorial në Kosovë.