Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, me temën: “Agjencia Kundër Korrupsionit: Sfidat, të Arriturat dhe Hapat e Mëtejmë”.
Në takim morën pjesë Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni, Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci, Ministri Bajram Rexhepi, Françesko Flori, kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, deputetë e udhëheqës të Komisioneve të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve ekonomike e zyrtarë të tjerë.Në vijim po japim fjalimin që Presidentja Jahjaga e paraqiti në këtë takim:Të nderuar ministra,Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit Ju dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë në takimin e katërt të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsion të Kosovës.Sot është shqyrtimi i tretë tematik dhe do të debatojmë punën e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.Kuptohet se fjalën kryesore do ta ketë drejtori i Agjencisë, Preteni, por edhe të gjithë ju, me kontributet konkrete, do të merrni pjesë duke analizuar punën e deritashme, duke folur për lidhjen ndërinstitucionale të Agjencisë me institucionet e tjera. Sigurisht, që këtu do të potencohet edhe kontributi i qytetarëve në punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, segment i veçantë do të jetë përkufizimi ligjor, të drejtat dhe obligimet, si të Agjencisë ashtu edhe të institucioneve të tjera si dhe i qytetarëve. Gjithë kjo ka për qëllim që Agjencinë Kundër Korrupsionit ta bëjë një institucion të respektueshëm, të pranueshëm dhe të besueshëm për të gjithë. Me një fjalë, të autoritetshëm.Zotëri Preteni në takimet e kaluara duke insistuar në fuqizimin e rolit të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe të mbështetjes konkrete ligjore të punës së saj, pati kërkuar që paraqitja e rreme dhe mosparaqitja e të dhënave pranë kësaj agjencie të jetë e ndëshkueshme. Kjo, ashtu si edhe çështjet e tjera, që do t’i debatoni, është në funksion të qartësimit të rolit të detyrave dhe të obligimeve të të gjitha palëve.Gjithashtu, është thënë se çështjet që ngriten nga AKK-ja nuk trajtohen në mënyrë të kënaqshme, nuk trajtohen me kohë, nuk ngriten procedurat e mëtutjeshme dhe nuk ka informata kthyese.Sigurisht se në këtë segment të kësaj ndërlidhshmërie dhe ndërvarshmërie do të trajtojmë sot konkretisht dhe do të kemi edhe shënimet e sakta se sa lëndë janë ngritur, sa janë proceduar dhe sa janë zgjidhur.Ashtu si edhe në takimet e tjera, kemi nevojë të bisedojmë për qartësimin e mëtejmë të rregullativës ligjore, të propozojmë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në ligjet përkatëse të cilat e shtojnë efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe e bëjnë më të suksesshme luftën kundër korrupsionit si një dukuri e shëmtuar e jashtëligjshme, e cila po kërcënon t’i përfshijë të gjitha sferat e jetës dhe të punës dhe sidomos në punën e institucioneve .Si Presidente e vendit, si faktor uniteti e bashkërendimit, koordinimit dhe e bashkëveprimit të punëve, jam më shumë e interesuar që të krijojmë një atmosferë dhe një opinion të përgjithshëm Kundër Korrupsionit, të krijojmë mekanizmat e nevojshëm që së pari të parandalojmë këtë dukuri, por gjithashtu që të jemi të pakompromisë dhe shumë efikas në luftimin e kësaj dukurie; çdo kund ku ajo paraqitet, duke marrë masat e ndëshkimeve shembullore. Ashtu si dhe të gjithë ju, jam e interesuar për rezultate konkrete dhe të prekshme, paraqitje statistikore se sa raste korruptive u zbuluan dhe sa u ndëshkuan dhe çfarë masash u ndërmorën, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë korruptive.Në të gjithë pajtohemi se nuk mund të ndalemi derisa të mos e çrrënjosim tërësisht këtë dukuri të ligë, derisa të mos e krijojmë atë kod moral dhe ligjor, që askush as të mos të tentojë që përmes aferave korruptive apo korrupsionit t’i sjellë përfitime vetvetes, rrethit të tij apo të tjerëve.Të nderuar anëtarë të Këshillit,Për mbledhjen e ardhshme do të keni të gatshëm raportin tonë tremujor të punës si Këshill Kombëtar dhe pas këtij Raporti do ta kemi më të qartë punën e mëtutjeshme, masat që duhet ndërmarrë dhe ndryshimet që duhet bërë në organizimin tonë të përgjithshëm dhe në ndërlidhjen institucionale të Agjencisë, institucioneve, organizatave dhe qytetarëve, në mënyrë që të jemi një shoqëri me sundim të plotë të rendit dhe ligjit.Siç e dini, Këshillat Kombëtarë që i kam krijuar, si Presidente e vendit, kanë për qëllim koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve duke ruajtur secili pavarësinë e vet institucionale. Ne nuk jemi një Këshill ekzekutiv, mirëpo me punën tonë po e dëshmojmë që jemi një institucion shumë i respektuar, që tash po shihet edhe shumë i nevojshëm, ku ne të gjithë të barabartë, duke respektuar fushëveprimin e secilit, tregojmë për të arriturat por edhe për mangësitë dhe dobësitë dhe japim sugjerimet dhe propozimet si të organizohemi më mirë dhe si të shtojmë efikasitetin. Nganjëherë nga ne pa të drejtë po kërkohen rezultate të prekshme e statistikore, mirëpo qëllimi ynë është që të ofrojmë zgjidhje sistemore, të krijojmë klimën e mirëbesimit dhe të ndihmës së ndërsjellë, të shohim konkretisht pengesat dhe t’i zgjidhim ato, duke pasur një konsensus të plotë. Ky organizim i yni dhe ky këmbim informatash dhe raportesh domosdo që shprehet shumë pozitivisht në punën e secilit prej juve që merrni pjesë këtu.Në raportin tremujor do të shihni që secili propozim dhe argument trajtohet në mënyrë meritore dhe ndihmon në punën e të gjitha institucioneve tona të thirrura për luftën Kundër Korrupsionit.Vendi ynë synon integrimet euroatlantike dhe në këtë rrugë ne duhet të plotësojmë një varg kushtesh dhe standardesh. Një nga këto është lufta efikase Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, prandaj edhe e kemi ngritur në këtë nivel të organizimit si dëshmi e përkushtimit dhe në këtë do t’ia dalimJu faleminderit!