DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi Kryeministrin Thaçi dhe udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë për të bashkërenduar veprimet e institucioneve të vendit në ruajtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Në takimin e përbashkët, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së, zotëri Bashkim Smakaj, u.d. së kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, zonja Sevdije Morina, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, zotëri Hamdi Ibrahimi, Kryetari i Gjykatës së Apelit, zotëri Salih Mekaj dhe Drejtori i Njësitit Anti-Terror në Policinë e Kosovës, zotëri Fatos Makolli, u diskutua për veprimet ndërinstitucionale të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe kërcënimeve që i kanoset Kosovës nga individët që dyshohet se kanë inspiruar dhe u janë bashkuar kauzës terroriste të Shtetit Islamik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.