presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi kryeministrin Mustafa dhe përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor z. Enver Peci, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit z. Sylë Hoxha dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, për të diskutuar për hapat e organeve të rendit dhe të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë për t’i hapur Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushjen e reformave për liberalizim të vizave dhe integrim evropian.Takimi i sotëm është pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.