DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi drejtuesit e Dokufestit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga qëndroi sot në Prizren, ku takoi drejtuesit e Dokufestit.

Pasi u njoftua me kushtet e punës të drejtuesve të Dokufestit, Presidentja Jahjaga, në një deklaratë, i lavdëroi ata për punën e madhe që bëjnë. “Dëshiroj të falënderoj Vetonin (Nurkollarin) dhe Erollin (Bilibanin) për një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë këtu në këtë institucion. Neve duhet të fillojmë të mendojmë pak më shumë në investimin në aspektin e kulturës dhe të artit në përgjithësi në shoqërinë tonë”, tha Presidentja Jahjaga . Ajo tha se Dokufesti ka qenë një ndër organizimet për vite me radhë, me aktivitetet dhe organizimet e të cilit jemi krenuar të gjithë. Ajo theksoi faktin se ky festival e ka ngritur jo vetëm Prizrenin, por tërë Kosovën në piedestalin e artit dhe kulturës në mbarë botën, duke bërë një numër të madh të artistëve që të vijnë dhe të shohin artin dhe kulturën e Kosovës. “Ne kemi shumë me çka të krenohemi dhe duhet këtu sa më shumë që është e mundur t’i promovojmë.  Jam këtu që t’ju ofroj mbështetjen time personale, por edhe institucionale për gjithë punën që e kanë bërë deri më tani”, theksoi Presidentja Jahjaga.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.