Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, zotëri Jean-Claude Schlumberger, me të cilin bisedoi për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës.
Presidentja e Kosovës Jahjaga tha se institucionet janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Presidentja tha se e vlerëson angazhimin e OSBE-së në ndihmën e procesit zgjedhor. Ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schluberger falënderoi Presidenten Jahjaga dhe theksoi se ky mision në Kosovë ka bërë përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës në këto zgjedhje.