Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”.
Presidentja Jahjaga me përfaqësuesit e Koalicionit “Demokracia në Veprim” bisedoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për angazhimin e Koalicionit në vëzhgimin e zgjedhjeve. Presidentja tha se kontributi i këtij koalicioni në vëshgimin e zgjedhjeve të parakohshme është shumë i rëndësishëm për një proces të lirë dhe demokratik zgjedhor. Përfaqësuesi i Koalicionit “Demokracia në Veprim”, zotëri Ismet Kryeziu e njoftoi Presidenten me përgatitjet e Koalicionit për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet. Ai theksoi se Koalicioni do të jetë i angazhuar plotësisht në vëzhgim dhe raportim të mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve duke angazhuar një numër të madh vëzhguesish dhe vullnetarësh.