DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga ngushëllon familjet e dy viktimave që humbën jetën në shpërthimin në KEK

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëllon familjet e dy viktimave që humbën jetën në shpërthimin në Korporatën Energjetike të Kosovës, kolegët e tyre dhe qytetarët e vendit.

Në telegram thuhet:Familje të nderuara, kolegë dhe miq të viktimave, qytetarë të Kosovës,Me dhembje dhe pikëllim të thellë pranova lajmin për humbjen e familjarëve tuaj, punëtorëve të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës, që humbën jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës në tragjedinë që goditi sot vendin tonë.Kjo është një humbje e thellë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët sot bashkëndjejnë me të afërmit e viktimave dhe të gjithë të lënduarit nga kjo fatkeqësi.Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhembjen me të gjithë ata që sot u tronditën nga kjo tragjedi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.