presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti z. Mads Sandau Jensen, ambasador i Danimarkës në Tiranë, jorezident për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z.Mads Sandau Jensen, ambasador i Danimarkës në Tiranë, jorezident për Kosovën, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Jensen për detyrën e re të përfaqësimit të vendit të tij edhe në Kosovë. Ajo theksoi se Kosova dhe Danimarka kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat. Gjithashtu, Presidentja Jahjaga theksoi faktin se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë falënderues për ndihmën e pakursyeshme që Danimarka i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë vendit tonë. Nga ana e tij, ambasadori Mads Sandau Jensen i përcolli Presidentes Jahjaga përshëndetjet e Mbretëreshës dhe udhëheqjes shtetërore të Danimarkës. Ai theksoi përkushtimin e këtij shteti për të vazhduar përkrahjen për Kosovën në proceset e rëndësishme të integrimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.