DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti shefen e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefen e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës, zonjën Adrijana Hoxhiq, me të cilën bisedoi për mbarëvajtjen e punës së Zyrës dhe për nevojat e saj dhe të qytetarëve në këtë pjesë të Kosovës.

Zonja Hoxhiq e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës për të cilën tha se është në shërbim të plotë të qytetarëve si dhe për nevojat e kësaj Zyre. Ajo tha se që prej themelimit kjo Zyrë ka bërë një punë të mirë në vendosjen e mirëbesimit tek qytetarët duke ofruar shërbime të nevojshme dhe të domosdoshme për ta. Presidentja Jahjaga e vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Zyrës Administrative dhe të zonjës Hoxhiq për të qenë më afër qytetarëve dhe tha se zgjidhjet për çështjet që ngritin qytetarët duhet të jenë institucionale. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.