Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti shefin e Zyrës ndërlidhëse greke në vendin tonë, z.Dimitris Mochopoulos. Z. Mochopoulos i përcolli urimet e qeverisë së vendit të tij për zgjedhjen e zonjës Jahjaga në krye të vendit dhe i shprehu mbështetjen e Greqisë për Kosovën.
Ai tha se Greqia është e angazhuar në ruajtjen dhe avancimin e miqësisë me Kosovën dhe me qytetarët e saj, dhe vlerësoi se paqja e stabiliteti në Kosovë nënkuptojnë edhe paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e falënderoi ambasadorin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Ajo tha se mbështetja e Greqisë për integrimin e Kosovën në strukturat euroatlantike është e nevojshme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit të të dyja vendeve në të gjitha fushat, përfshirë edhe tregtinë e lirë.