DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Republikës së Hungarisë uroi Presidenten Jahjaga

Presidenti i Republikës së Hungarisë, Pal Schmitt i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Në urim thuhet:E nderuara Zonja Presidente,Më lejoni që në emër të Republikës së Hungarisë t’ju përcjell juve dhe qytetarëve të Kosovës urimet më të mira për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës.Marrëdhëniet në mes të Hungarisë dhe Kosovës janë duke u zhvilluar në një mënyrë të jashtëzakonshme që nga deklarata e pavarësisë para tri viteve. Hungaria e mbështet fuqishëm të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë në aspiratat tuaja euroatlantike.Do të ishte një kënaqësi t’ju mirëpresim juve në Hungari në një vizitë zyrtare, në një datë që do të ishte e pranueshme për të dy ne, dhe mundësisht gjatë presidencës hungareze të BE-së. Ju dëshiroj suksese në punën tuaj me përgjegjësi të lartë, dhe ju lutem pranoni sigurimin e konsideratës sime më të lartë.Sinqerisht i JuajiPal Schmitt

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.