DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Raportuesin për Kosovë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Agustin Conde.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotin Conde  me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë duke theksuar përparimin e arritur dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin me sukses të  reformave në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Presidentja Jahjaga dhe zotëri Conde diskutuan për progresin e arritur në Kosovë në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të komuniteteve, zhvillimin e përgjithshëm demokratik dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit. Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëveprimit të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe avancimin sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.