presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi panairin e Artizanatave dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, i cili po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Qendra e Gruas “Dera e Hapur”.

Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, organizohet në kuadër të Ditëve të trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë. Në këtë panair, janë ekspozuar punime artizanale të artit aplikativ, të punuara në materiale të ndryshme  si në tekstil, gurë, dru si dhe kostume popullore, dhe ushqim tradicional.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.