DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesit e bizneseve nga Oda Ekonomike e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot përfaqësuesit e bizneseve nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se ekonomia e tregut të lirë dhe bizneset e fuqishme janë shtylla kryesore e përparimit të Kosovës. Ajo theksoi se procesi i integrimeve Evropiane me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është avancuar duke i dhënë mundësi bizneseve kosovare që të jenë më konkurruese dhe të zgjerojnë aktivitetet e tyre. Presidentja Jahjaga falënderoi bizneset duke thënë se mënyra më e shpejtë për zbutjen e papunësisë është duke përkrahur të bërit biznes dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, zotëri Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesit e bizneseve falënderuan Presidenten Jahjaga për përkrahjen që ajo i ka dhënë bizneseve në Kosovë. Oda Ekonomike dhe bizneset ndan mirënjohje për presidenten Jahjaga për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik, për përshpejtimin e proceseve integruese dhe përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.