presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesen e UN WOMEN, Anne Marie Esper Larsen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e UN WOMEN për Bosnje dhe Hercegovine, Kosovë dhe Maqedoni, Znj. Anne Marie Esper Larsen.

Presidentja e vlerësoi rolin që UN WOMEN kanë luajtur në Kosovë dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e vendit dhe shoqërinë civile. Në takim u bisedua për iniciativat që janë marrë në Kosovë për avancimin e barazisë gjinore, për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë dhe për rëndësinë që Kosova të jetë pjesëmarrëse në aktivitetet rajonale dhe ndërkombëtare.

Znj. Anne Marie Esper Larsen, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet dhe shoqërinë civile të Kosovës për të avancuar çështjet gjinore.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.