DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Makoto Taketoshi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Makoto Taketoshi, i cili e njoftoi Presidenten me realizimin e projekteve të vendit të tij në Kosovë.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori japonez Taketoshi vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.