presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti oficerin Ismajl Hoxha, i cili mori çmimin “Shpata e nderit” nga Akademia Mbretërore Ushtarake e Britanisë së Madhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe tre kadetët që morën pjesë në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë së Madhe, Ismajl Hoxha, Fitore Fazliu dhe Besfort Kruma.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama për suksesin që ka arritur oficeri Hoxha gjatë studimeve një vjeçare në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë së Madhe.
 
Presidentja Jahjaga theksoi se shpërblimi i oficerit Ismajl Hoxha, me “Shpatën e nderit” si studenti më i mirë i Akademisë Mbretërore Ushtarake të Britanisë është porosi e qartë për të ardhmen e ndritshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ajo theksoi se nderimi i oficerit Hoxha është vlerësim shumë i rëndësishëm jo vetëm për të edhe për institucionin e FSK-së edhe për Republikën e Kosovës.
 
Presidentja Jahjaga tha se suksesi i oficerit Hoxha, është motiv shtesë për angazhim edhe më të madh të të gjithë oficerëve të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.