Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim grupin të ri prej gjashtë 6 vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, të udhëhequr nga drejtoresha Darlene Grant.
Presidentja Jahjaga e çmoi lart ndihmën dhe kontributin që vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes po u ofrojnë të gjitha komuniteteve nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e shumëfishte që ka angazhimi i vullnetarëve, ku, përpos ndihmës së drejtpërdrejtë nëpër institucionet vendore, vullnetarët janë ura lidhëse dhe forcojnë marrëdhëniet dhe miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan.