presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim një delegacion nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë, i cili udhëhiqej nga zotëri Hannes Weninger.

Presidentja Jahjaga me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, përfshirë këtu zhvillimet e muajve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme që Republika e Austrisë i ka dhënë qytetareve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Udhëheqësi i delegaciont nga grupi parlamentar i miqësise Austri-Kosovë, zotëri Hannes Weninger, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, ndërkohë që vlerësoi lart rolin e Presidentes Jahjaga në kërkim të zgjidhjes së krizës pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.