Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një grup të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës, për arritjet e deritanishme dhe sfidat, si dhe rolin e shoqërisë civile në këtë proces.
Presidentja Jahjaga vlerësoi punën e deritashme të organizatave të shoqërisë civile dhe të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për angazhimin në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Presidentja Jahjaga dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile u pajtuan për një komunikim më intensiv dhe bashkërendim të shtuar, me qëllim që bashkëveprimi dhe agjenda e anëtarësimit në Këshillin e Evropës të avancohet.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR