DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Bankës Botërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore të udhëhequr nga zëvendëspresidenti për Evropë dhe rajonin e Azisë Qendrore, zotëri Philippe Le Houerou, e në përbërje të të cilit ishin edhe zotëri Dimitris Tsitsiragos, zëvendës president i IFC-së (International Finance Corporation) dhe zotëri Michel Wormser, zëvendës president i MIGA (Multilateral Investment Guarantee Agency).

Presidentja Jahjaga tha se mirëpret interesimin e shtuar të Bankës Botërore për Kosovën që dëshmon përkushtimin e këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.Presidentja Jahjaga tha se ndihma e Bankës Botërore për Kosovën në përmirësimin e klimës për investime, të krijimit të vendeve të reja të punës dhe forcimin e menaxhimit të financave publike është e një rëndësie të posaçme.Ajo tha se e mirëpret gatishmërinë e Bankës Botërore për të ndihmuar Kosovën në fushën e energjisë dhe në veçanti të projektit “Kosova e Re”, që është thelbësor për të ardhmen e furnizimit me energji elektrike. Presidentja Jahjaga tha se me mbështetjen e Bankës Botërore Kosova do të mund të adresojë edhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe do të bëjë përparime në këtë projekt madhor.Zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe rajonin e Azisë Qendrore, zotëri Philippe Le Houerou, tha se Banka Botërore është e interesuar të vazhdojë projektet e saj në Kosovë dhe ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të saj si dhe krijimin e vendeve të reja të punës që do të zvogëlonte shkallën e papunësisë e të varfërisë.Zotëri Le Houerou tha se Banka Botërore do të ndihmojë në veçanti projektet që kanë të bëjnë me energjinë, duke mbështetur ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”, si një projekt i rëndësishëm për vendin.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.