presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion nga Dhoma Zejtare e Koblencit të Gjermanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion nga Dhoma Zejtare e Koblencit të Gjermanisë, të kryesuar nga z.Verher Vitlih, president i kësaj dhome.

Presidentja Jahjaga foli për zhvillimet në Kosovë, të arriturat e vendit tonë, si dhe theksoi në veçanti bashkëpunimin shumë të mirë që kanë Kosova dhe Gjermania në të gjitha fushat, si dhe nevojën për zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe më tej. Ajo inkurajoi përfaqësuesit e Dhomës Zejtare të Koblencit që të shtojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre në Kosovë, ku ka një shtrirje të gjerë të artizanateve, por edhe një fuqi punëtore të re e të arsimuar, si dhe një sistem të qëndrueshëm bankar. Nga ana e tij, Presidenti i Përgjithshëm i Dhomës Zejtare të Koblencit, z.Verher Vitlih e njoftoi Presidenten Jahjaga me punën dhe organizimin e institucionit që ai drejton, duke theksuar se anëtarët e mbledhur në kuadër të Dhomës Zejtare të Koblencit kanë dhënë një kontribut të madh në kapërcimin e vështirësive financiare në vendin e tyre. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të përcjellë përvojën e organizimit të këtij asociacioni edhe në Kosovë, si dhe për vendosjen e bazave të bashkëpunimit me kolegët e tyre në vendin tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.