DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim të përbashkët liderët e partive politike parlamentare

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, priti sot në një takim të përbashkët liderët e partive politike parlamentare, z. Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, z. Sllavko Simiq, udhëheqës i Listës Srpska dhe z. Mahir Jagxhillar, përfaqësues i 6+, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.

Në takim të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, z. Samuel Zhbogar.Presidentja Jahjaga falënderoi liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së Presidentes për të rivendosur dialogun pozitë-opozitë si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.