presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadorët e rinj të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, Shpend Kallaba dhe Ylber Hysa

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takime të ndara tre ambasadorë të shtetit tonë që janë emëruar dhe që kanë marrë letrat kredenciale për të shërbyer në shtetet e tjera. Ambasadorët në këto takime erdhën të përcjellë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, zotëri Enver Hoxhaj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadoren fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, zonjën Mimoza Ahmetaj, të cilën e udhëzoi për detyrën në shërbim të vendit në një vend mik çfarë është Republika e Sllovenisë, duke i përcjellë urimet dhe dëshirat më të mira për Presidentin e Republikës së Sllovenisë, zotërinë Danillo Tyrk, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të zhvillohen dhe të përparohen më tej, si dhe duke falënderuar për ndihmën dhe përkrahjen që po e jep shteti slloven në rrugën e integrimeve euroatlantike për Kosovën.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjellës përpara nisjes për në Sofje ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, zotëri Shpend Kallaba, duke i përcjellë urimet për Presidentin e Republikës së Bullgarisë zotëri Rosen Plevneliev dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi, me përkushtimin që marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve tona të zhvillohen në të gjitha fushat.
 
Ambasadorja e deritashme e Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, zonja Ariana Zherka, është dekretuar në detyrë të re në kuadër të shërbimit diplomatik të Kosovës.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim përpara marrjes së detyrës së re ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, zotëri Ylber Hysa. Ajo i përcolli përshëndetjet për Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, për angazhimin e forcimit të marrëdhënieve bilaterale, me përkushtimin që këto marrëdhënie ndërmjet dy shteteve fqinje të zhvillohen e të përparohen në të gjitha fushat në të mirë të paqes, stabilitetit dhe të prosperitetit në rajon dhe më gjerë,

Zotëri Ylber Hysa është ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Shkup, pasi deri tash përfaqësia diplomatike ishte në nivel të të ngarkuarit me punë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.