presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të AGPK-së dhe redaktorët e kryeredaktorët e mediave në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe redaktorët e kryeredaktorët e mediave në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe redaktorët e kryeredaktorët e mediave në Kosovë.Përfaqësuesit e AGPK-së dhe të mediave në Kosovë shfaqën shqetësimet e tyre me Kodin Penal dhe i dorëzuan Presidentes Jahjaga propozimet e tyre me shkrim për procedim të mëtejmë të Kodit Penal, e që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes.Përfaqësuesi e mediave në Kosovë kërkuan nga Presidentja Jahjaga që të kthejë në rishqyrtim Kodin Penal në Kuvendin e Kosovës, posaçërisht nenet 37 dhe 38 të Kodit.  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në mirëseardhjen e saj për përfaqësuesit e mediave, theksoi se është e njoftuar me shqetësimet e tyre.Presidentja Jahjaga tha se bashkëbisedimi me përfaqësuesit e mediave po bëhet me qëllim që të dëgjohen argumentet e tyre për shqetësimet që ngrejnë dhe që të gjenden zgjidhje të cilat do të ndihmojnë avancimin e praktikave demokratike në vend.Presidentja Jahjaga tha se takimet me përfaqësuesit e mediave janë të nevojshme dhe të domosdoshme për të hapur tema të ndryshme dhe të lira e që kanë të bëjnë me “përparimin e vendit dhe të proceseve demokratike, lirinë e shprehjes si dhe të gjitha çështjet që konsiderohen me interes të përbashkët”  Ndryshe, Kodi Penal, i votuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, ende nuk ka arritur në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.