presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës z.Khaldoun Sinno

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës z.Khaldoun Sinno, udhëheqës i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim evropian në zyrën e BE-së në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi z.Sinno për angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë shprehu mirënjohje për punën dhe kontributin e institucioneve të BE-së në vendin tonë. Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga institucionet e Bashkimit Evropian për institucionet e Republikës së Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane. Ndërsa Khaldoun Sinno, në takimin lamtumirës, përgëzoi presidenten Jahjaga për angazhimin e saj të palodhshëm dhe vlerësoi se ajo me punën e saj ka dëshmuar se është presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se këtë vjeshtë Kosova do të marrë lajm të mirë nga Brukseli me rastin e publikimit të Raportit të Fizibilitetit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.