DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, zotëri Stephen Kutzy i cili shoqërohej nga drejtoresha e re e këtij korpusi zonja Darlene Grant.

Presidentja Jahjaga çmoi lartë kontributin e zotit Kutzy  si drejtori i parë i  Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë. Ajo theksoi se angazhimi i zotit Kutzy dhe i të gjithë vullnetarëve është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës dhe popullit amerikan si dhe për thellimin e miqësisë midis dy vendeve. Në të njëjtën kohë, Presidentja Jahjaga i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë drejtoreshës së re të Korpusit amerikan të Paqes zonjës Darlene Grant dhe e inkurajoi atë për të vazhduar me sukses misionin e filluar nga zotëri Kutzy, që përmes angazhimit të vullnetarëve, t’i ofrohet ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.Drejtori i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, zotëri Stephen Kutzy, e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen që institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë ofruar atij personalisht por edhe vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.