presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Lucas Berlinger

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, Lucas Berlinger.

Ambasadori Berlinger theksoi se ka kujtime të mira nga koha e qëndrimit të tij në Kosovë. Ai theksoi se Zvicra ka një raport të veçantë me Republikën e Kosovës.Z.Berlinger gjithashtu përkujtoi se Zvicra ka angazhime të shumëfishta në Kosovë, si në kuadër të KFOR-it, ICO-s, EULEX-it dhe në projekte të tjera, në ndihmë popullit dhe shtetit të Kosovës. Presidentja Jahjaga falënderoi ambasadorin Berlinger për bashkëpunimin dhe kontributin e madh që ka dhënë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.Ajo theksoi se Kosova dhe Zvicra kanë një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre, bashkëpunim ky që do të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen.Zonja Jahjaga gjithashtu tha se komuniteti shqiptar në Zvicër do të vazhdojë edhe më tej të jetë urë lidhëse mes dy vendeve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.