DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Songul Ozan në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga falënderoi zonjën Ozan për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës. Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët veçanërisht në fushën e ekonomisë. Presidentja Jahjaga tha se komuniteti turk në Kosovë është urë në mes dy vendeve dhe tha se të drejtat e këtij komuniteti ashtu si dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, janë të garantuara me ligjet dhe kushtetutën e vendit.  Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Ozan, shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen dhe mbështetjen e pakursyer të Presidentes Jahjaga dhe institucioneve të Kosovës duke vlerësuar përparimin e bërë në marrëdhëniet dypalëshe. Ajo theksoi se Turqia dhe qytetarët e saj mbeten të përkushtuar në mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.