Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sonte në Aeroportin e Prishtinës, sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Hilary Clinton dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton.
Sekretarja Clinton dhe baronesha Ashton u pritën me ceremoni nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja Jahjaga do të zhvillojë takim zyrtar me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilary Clinton dhe me baroneshën Ashton, të mërkurën, më 31 tetor.