presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Ministrin e Mbrojtjes së Portugalisë, z. Jose Pedro Aguiar Branco

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në një takim Ministrin e Mbrojtjes së Portugalisë, z. Jose Pedro Aguiar Branco i shoqëruar nga Shefi i Forcave të Armatosura të Portugalisë, Gjenerali Luís Araujo.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Portugalia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në veçanti përmes pjesëmarrjes së trupave të saj në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR. Ajo tha se është e nevojshme mbështetja e Portugalisë për proceset integruese të Kosovës, posaçërisht për pjesëmarrjen e saj në nismat rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. Presidentja Jahjaga tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po i përmbushë me sukses Kapacitet e saj Operacionale dhe mbështetja e Portugalisë për këtë forcë është e një rëndësie të veçantë.   Ministri portugez i Mbrojtjes  Jose Pedro Aguiar Branco tha se vendi i tij do ta mbështes Kosovën dhe se trupat portugeze do të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s. Ai tha se Portugalia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin e Ballkanit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.