Pas propozimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga emëroi gjashtë gjyqtarë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë.
Gjyqtarët e emëruar: Shaqir Vula, Sylejman Shumolli, Diellza Hoxha, Bajram Miftari, Fetije Sadiku dhe Shkelzen Sylaj bënë betimin para Presidentes Jahjaga.



