presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha

(Presidentja Jahjaga mori pjesë në meshën solemne për nder të Krishtlindjeve)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua dje me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Sali Berisha, në Tiranë, ku bëri një ndalesë gjatë kthimit të saj nga Praga, ku mori pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-presidentit çek Vaclav Havel.Presidentja Jahjaga i përcolli kryeministrit Berisha dhe nëpërmjet tij edhe popullit të Shqipërisë urimet më të mira për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2012.Gjithashtu, edhe Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë presidentes Jahjaga, të gjithë krerëve të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të Kosovës përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për festat e fundvitit.Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se viti i ardhshëm do të jetë për qytetarët e të dy vendeve  një vit edhe më i mirë ku ata do të çojnë përpara e do të përparojnë në  projektet e tyre madhore për zhvillim dhe integrim evropian.Në takim u rikonfirmua vullneti i të dy vendeve për të intensifikuar përpjekjet për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh por edhe atë rajonal në mënyrë që shqiptarët të shndërrohen gjithnjë e më shumë në një faktor për zgjerimin e bashkëpunimit e miqësisë me të gjithë popujt e rajonit.Duke u ndalur në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, kryeministri Berisha dhe presidentja Jahjaga ripohuan se në këtë vit jubilar do të kremtohet duke nderuar me solemnitetin më të lartë qytetar dhe respektin më të thellë ngjarjet dhe figurat historike vendimtare që nga Lidhja e Prizrenit deri te pavarësia e Kosovës dhe përpjekjen e sakrificën e kombit që bëri të mundur që sot shqiptarët të jenë më të lirë se kurrë dhe të ecin të vendosur drejt vizionit  të tyre  të ri, atij evropian. ***** Presidentja Jahjaga mori pjesë në meshën solemne për nder të Krishtlindjeve Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë mbrëmë në meshën kryesore për nder të festës së Krishtlindjeve, që u mbajt në katedralen “Nëna Terezë”, në Prishtinë, mesnatës e së shtunës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.