presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Grupin themelues të Dhomës Ekonomike të Grave

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Grupin themelues (G7) të Dhomës Ekonomike të Grave, të kryesuar nga znj.Afërdita Saraçini- Kelmendi. Në takim mori pjesë edhe znj.Kelly Degnan, zëvendësambasadore e SHBA-ve në Kosovë.

Në takim u diskutua për progresin e arritur dhe modalitetet për themelimin e Dhomës Ekonomike të Grave, që është një iniciativë e dalë nga Samiti Ndërkombëtar i Gruas, që u mbajt në Prishtinë, nga 4-6 tetor, 2012 nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Dhoma Ekonomike e Grave do të jetë një organizim i pavarur dhe jopolitik në shërbim të fuqizimit të gruas në ekonominë kosovare. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.